
TIRANË- Një episod në dosjen e Prokurorisë së Tiranës zbulon sesa lehtë mund të blesh një ilaç për kimioterapi në Tiranë. Në dosjen e siguruar nga ZËRI kërkohet ilaçi "Valmor", i cili gjendet lehtë në disa farmaci pranë spitalit Onkologjik, por që kushton 1300 euro. Në një rast, një person hyn dhe kërkon ilaçin, ndërsa farmacisti i kërkon që të kthehet brenda 2 orëve pasi deri atëherë do t'ja ketë siguruar. Barni në fjalëështë turk, por nuk duhet sesi ka hyrë pasi nuk mund të gjurmohet. Kjo pasi nuk ka barkod.
PJESË NGA DOSJA:
Në datën 11.01.2024 rreth otës 11.55 jemi vendosur para farmacisë 10 ku ndalon një motot dhe motoristi futet brenda me një qese ngjyrë blu ku në të dalloheshin ilaçe të ndryshme. Pasi ka lënë qeskën është larguar në drejtim të Medresesë. Rreth orës 12.10 para farmacisë qëndron një motor papaq me ngjyrë të zezë, ku motoristi zbret dhe futet tek farmacia me një qese me ilaçe, i lë brenda dhe largohet në drejtim të Medresesë. Në ditët në vijim është bërë shrbim pranë Farmaci "F" ku kemi kërkuar një medikament që shërben për kurimin e kimios. Nga ana e farmacistit, i cili njëkohësisht është edhe administratori i subjekti thuhet se ky medikament është por shuma e tij është 1300 euro. Por duhej lënë kapar dhe kohë 2 orë që të sigurohej. E njëjta bisedë është bërë edhe tek farmaci "V", ku është bërë me dije se barni ishte shumë i shtrenjtë dhe për sa më sipër duhej që pacienti të transferohej në shtet sepse ekzistonte mundësia e rimburësimit duke qenë se ishte barn spitalor. Barni i quajtur "Valmor" është blerë për shumën e 1300 eurove. Barni është turk por ajo që bie më shumë në sy është se ky barn është i dëmtuar tek barcode dhe që nuk mund të gjurmohet./ZËRI