Aktualitet

Kërkuan që binjaket e tyre të regjistroheshin me dy nëna me të drejta të barabarta, Gjykata e Lartë rrëzon Marën dhe Ahmetajn

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj

E.K
Kërkuan që binjaket e tyre të regjistroheshin me dy nëna me
edlira dhe alba

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar dje kërkesën e shtetaseve Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, të cilat kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta. Vendimi i dhënë dje në Gjykatën e Lartë kishte për relator Sokol Ngresin, ndërsa të pranishme kanë qenë dhe dy zonjat paditëse.

Ahmetaj dhe Mara, të cilat kurorëzuan në martesë simbolike dashurinë e tyre, pak muaj më parë në tarracën e bashkisë së Tiranës, kishin kishin paditur zyrën e gjendjes civile pranë njësisë administrative numër dy. Në padinë e tyre në Gjykatën e Lartë, Mara dhe Ahmetaj kërkuan regjistrimin e dy binjakeve me dy nëna, me të drejta të barabarta.

Objekti i kërkesës: Ndryshimin e aktit administrativ shkrese kthim pergjigje nr. 2627/1 prot, dt. 15.04.2021 dhe detyrimin e te paditurit per te regjistruar femijet H.M. dhe A.M., binjake te seksit femer, te lindura ne dt. 18.01.2021, ne Tirane dhe per te regjistruar si nena paditeset Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara me te drejta te barabarta amesie ne te njejten perberje.

Gjatë seancës avokatja e dy zonjave kërkoi që çështja të përcillej për kontroll incidental në gjykatën kushtetuese, ndërsa kjo çështje është shqyrtuar edhe nga shkallët e tjera të gjykatave administrative.

Gjykata e Lartë tha se njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në kodin e familjes, dhe për këtë shkak vlerësoi të drejtë rrëzimin e kërkesës së tyre.

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË

(Kërkesë për përshpejtim)

ALBA AHMETAJ, EDLIRA MARA H.M; A.M. Kundër. ZYRA E GJENDJES CIVILE PRANE NJESISE ADMINISTRATIVE NR. 2 TIRANE

Ndryshimin e aktit administrativ shkrese kthim pergjigje nr. 2627/1 prot, dt. 15.04.2021 dhe detyrimin e te paditurit per te regjistruar femijet H.M. dhe A.M., binjake te seksit femer, te lindura ne dt. 18.01.2021, ne Tirane dhe per te regjistruar si nena paditeset Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara me te drejta te barabarta amesie ne te njejten perberje.

Lënien në fuqi të vendimit nr. 573, datë 02.12.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB