Aktualitet

Shehaj përplaset me drejtorin e Mbikëqyrjes në BSH: Mos qesh! Një njeri ka vrarë veten se ju s’keni bërë detyrën

Shehaj ka akuzuar drejtorin e mbikëqyrjes së BSH-së, Denis Derrallën për vetëvrasjen e Trashajt, duke u shprehur se nuk kanë bërë punën e tyre.

f.t
Shehaj përplaset me drejtorin e Mbikëqyrjes në BSH: Mos qesh!
Denis Derralla dhe Agron Shehaj

TIRANË-Deputeti Agron Shehaj është përplasur ashpër me Denis Derralla, Drejtor i Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë. Debati erdhi teksa po diskutohej për skemën e mashtrimit nga zyrat e dhënies dhe mbledhjes së borxheve, në emisionin Top Story.

Deputeti solli në vëmendje rastin e të ndjerit Pal Trashaj, i cili u vetëflijua para SPAK për shkak të një kredie që kishte marrë pranë MCA. Shehaj ka akuzuar drejtorin e mbikëqyrjes së BSH-së, Denis Derrallën për vetëvrasjen e Trashajt, duke u shprehur se nuk kanë bërë punën e tyre.

Shehaj: Një person ka vrarë veten para disa ditësh i dëshpëruar se i kishin marrë gjithçka dhe nuk kishte paguar 300 mijë lekë. Ky është fakt. Skemë e pastër mashtrimi nga një organizatë kriminale. 

Derralla: Jo nuk është fakt, nuk i kanë marrë gjë fare

Shehaj: Nuk është fakt që vrau veten se kishte probleme me mikrokredirtë? Edhe këtë do ta mohoni?

Derralla: Nuk është fakt që i kanë marrë gjithçka

Shehaj: Është fakt që ka vrarë veten se kishte probleme me mikrokreditë dhe përmbaruesit?

Derralla: Po ky është fakt, jo i kishin marrë pasuritë

Shehaj: Kini respekt minimalisht për një person se vrau veten se ju nuk bëtë punën tuaj. Dhe ju rrini dhe qeshni


Edhe më herët deputeti Agron Shehaj ka bërë përgjegjës për vetëvrasjen e Pal Trashaj, i cili ra “pre” e mashtrimit nga mikroreditë, Guvernatorin e Shqipërisë, Gent Sejko, ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja si dhe çdo deputet në atë Parlament të cilët nuk parandaluan veprimet kriminale të MCA-së.

Pal Trashaj humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Që prej aktit të rëndë, ende nuk ka pasur asnjë reagim as nga Banka e Shqipërisë dhe as nga guvenatori Gent Sejko./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB