Aktualitet

"Haj Hitler", kërcënohet me email gazetari Isa Myzyraj

Ndërkohë shton se do i drejtohet Policisë së Shtetit për të bërë verifikimet e nevojshme.

E.K
"Haj Hitler", kërcënohet me email gazetari Isa Myzyraj
Isa Myzyraj

TIRANË- Kërcënohet me jetë gazetari Isa Myzyraj. Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka ndarë dhe mesazhin kërcënues që u ka mbërritur drejtuesve të televizionit ku ai punon, Myzyraj shprehet se një mesazh i tillë vjen pas aktivizimit të tij në kauzat e Shoqërisë Civile, përfshirë mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ndërkohë shton se do i drejtohet Policisë së Shtetit për të bërë verifikimet e nevojshme.

“Haj Hitler, Hitler, Hitler. Ti dhe të gjithë kur**t LGBT, vdekje, vdekje, vdekje. Ne nazistët do rikthehemi dhe do të jetojmë në Tiranë për të ringjallur Hitlerin, Hitlerin, Hitlerin. Përshëndetje Isa Myzyraj, për shkak se më more vendin e punës, kjo është ajo çfarë do të ndodhë ty së shpejti. Ne do të ia bëjmë Isa-s siç bëri Hitleri”, shkruhet në mesazhin kërcënues.

POSTIMI:

Në emailet e Drejtuesve të Televizionit ku unë Punoj ka mbërritur sot një mesazh kërcënues ndaj meje. Sigurisht që do të ndërmarr hapat ligjorë duke e denoncuar në Policinë e Shtetit këtë email të mbërritur tek drejtuesit e televizionit. Gjuha e urrejtjes ndaj aktivistëve sigurisht që nxitet nga personazhe të cilët kanë gjetur hapësira si në mjedise publike ashtu edhe në media. Pasojë e drejtëpërdrejtë e fushatave të shpifjeve dhe dezinformimit nga grupacione ekstremiste janë këto kërcënime mjaft shqetësuese jo vetëm ndaj meje por ndaj të gjithë aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri. Kërcënimi vjen pak javë pasi Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara u këcënuan me vrasje për shkak të aktivizmit të tyre. Me këtë rast u bëj thirje institucioneve që t’i marrin me seriozitet këto akte dhe të vendosin para drejtësisë përgjegjësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB