Aktualitet

Kamioni i Bana King u ‘zhduk’ nga porti i Durrësit, Balla: Iu kam kërkuar llogari vartësve

Balla tha se kontrolli i kufirit do të marrë një vëmendje më të shtuar

E.K
Kamioni i Bana King u ‘zhduk’ nga porti i Durrësit, Balla: Iu
Taulant Balla

TIRANË-Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një konferencë për mediat, është pyetur nga gazetarët në lidhje me skandalin që ndodhi në portin e Durrësit, ku kamioni i Bana King u zhduk për disa orë nga porti, nën dyshimet e trafikut të kokainës. Balla tha se ngjarja është nën hetim nga prokuroria e Durrësit, dhe ai ka kërkuar shtimin e kontrolleve në pikat e kalimit kufitar.

“Ka plot operacione policie që janë kryer dhe kryhen në portin e Durrësit, prokuroria ka kryer hetimet dhe vijon, unë nuk dua të ndikoj. Ka një vëmendje të shtuar dhe një kërkesë llogarie nga ana ime, pasi fakti që ne kemi kapur 60 kilogramë heroinë dhe sasi të tjera.

Këto nuk i sjellin zogjtë, ne bashkëpunojmë në mënyrë intesive me agjensitë ligjzbatuese, kemi 18 operacione ndërkombëtare.  Nga ana ime dhe e drejtorit të Policisë ka një shtim të veçantë të vëmendjes në pikat kufitare, kundër trafikut të lëndëve narkotike. Nuk mund të mjaftohemi më me shefa sektori të vënë në pranga, por duhet të jetë i gjithë zinxhiri që të vendoset para drejtësisë, në rast se ka shkelje”, u shpreh Balla.

Në datën 8 Dhjetor të vitit që lamë pas, nga porti i Durrësit u zhduk për disa orë një kamion me banane që i përkiste Banaking. Rasti u hetua si kontrabandë nga ana e prokurorisë, ndërsa në pranga u vunë 4 persona, mes tyre punonjës të portit të Durrësit.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB