
KRUJE- Një incident ka ndodhur në gjimnazin “Skënderbeu” në Krujë, ku një nxënës i vitit të dytë ka hedhur një sasi spray në klasë. Për pasojë disa nxënës janë ndjerë keq, dhe është pezulluar mësimi për disa minuta, ku një pjesë e mirë e gjimnazistëve kanë dalë në oborrin e shkollës.
Burime bëjnë me dije se spray ka qenë me spec djegës, që zakonisht përdoret për vetëmbrojtje, ç’ka ka sjellë edhe shqetësime te disa prej nxënësve. Mësohet se nxënësi me inicialet H.LL, është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Krujës, ndërkohë që bashkëmoshatarëve të tij po ju jepet ndihma e parë. 3 prej nxënësve mësohet se janë dërguar me autoambulancë drejt spitalit të Krujës, ku po u jepet dhe ndihma më e specializuar mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.09.2023, në një gjimnaz në Krujë, një nxënës 16 vjeç ka hedhur në klasë, gjatë procesit mësimor, një sprajt me përmbajtje piperi, i cili si pasojë ka krijuar shqetësime te disa nxënës të klasës. Nxënësit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Krujë, ndërsa autori i dyshuar, së bashku me një 17-vjeçar, janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Zëri