Aktualitet

Ikën Anxhela Paparizo, Rudina Degjoni emërohet drejtuesja e re e Spitalit "Nënë Tereza"

Rudina Degjoni aktualisht ka drejtuar Spitalin Memorial te Fierit, i cili u ndërtua ne bashkëpunim me qeverinë e Turqisë.

zh.ll
Ikën Anxhela Paparizo, Rudina Degjoni emërohet drejtuesja e re e
ministrja evis sala-Rudina Degjoni

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar sot drejtuesin e re të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Rudina Degjoni do të jetë nga sot drejtuesja e re, ndërsa është njoftuar largimi i Anxhela Paparizos. 

"Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” priti sot Drejtuesen e re të institucionit, znj. Rudina Degjoni
Znj. Degjoni vjen në krye të QSUT pas një eksperience të gjatë në drejtim dhe menaxhim spitalor, duke sjellë me vete një kontribut të çmuar në administrimin dhe zhvillimin e shërbimeve shëndetësore.
Ky emërim vjen pas lirimit nga detyra të Drejtoreshës së Përgjithshme znj. Anxhela Paparizo.", shkruhet në njoftimin zyrtar.

Rudina Degjoni aktualisht ka drejtuar Spitalin Memorial te Fierit, i cili u ndërtua ne bashkëpunim me qeverinë e Turqisë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB