VLORË- Drejtori i Përgjthshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dalë sot në një konferencë për shtyp në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Konferenca e kryepolicit kishte në fokus incidentet në Zvërnec dhe zhvillimet e fundit që pësuan pas tyre, që sollën edhe shkarkimin e ish-Drejtorit Elidion Çela.
Hita bëri me dije se lidhur me rastin ka nisur një hetim i gjerë për të gjithë zinxhirin komandues Vlorë. Sipas Hitës, mënyra e meanxhimit të situatës nga ana e policisë është e papranushme, duke shtuar se "ajo trupë na turpëroi të gjithëve". Më tej, kryepolici njoftoi edhe drejtuesin e ri në Vlorë, Edvin Ndreu.
"Ngjarja e ndodhur dhe mënyra e përcjelljes së saj, kanë cenuar standardet e policisë. Kam marrë masat e menjëhershëm për të nxjerrë përgjegjësit përkatësit. Policia u shfaq e fjetur dhe jo profesionale, duke mos arrestuar punonjësin që goditi me grusht qytetarin, ajo trupë na turpëron të gjithëve. Ajo trupë na turpëron të gjithëve.
Sot prezantonva drejtorin e komanduar, Edvin Ndreun, i cili do të ketë detyrën e rëndësishme të riorganizimit dhe forcimit të strukturave policore në qarkun e Vlorës. Siç e dini drejtori i policisë së Vlorës u shkarkuar të dy ditëve më parë, për keqmenaxhimin e situatës dhe për keqinformimin për dhunimin e protestuesit. Menaxhimi i strukturave dhe të situatave, integriteti dhe transparenca ndaj qytetarëve janë domosdoshmëri ndaj tyre.
I kërkoj Policisë së Vlorë që të jetë sa më e hapur ndaj publikut. Që prej datës 30 maj është ngritur një grup hetimor që do të hetojë të gjitha veprimet gjatë protestës. Do të ketë hetim zinxhir komandues. Në vijim të masave, të dyja subjektet janë konstatuar në shkelje dhe për këtë mora vendimin për heqjen e licencave”, tha Hita.
Shkarkimi i Elidon Çelës
Ish-drejtori Elidon Çela u shkarkua me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Skënder Hita, pas raportimin në deklaratë zyrtare se qytetari i dhunuar në Zvërnec, kishte cënuar një pronë private dhe për këtë kishte nisur përballja. Por, fill pas njoftimit, ZËRI publikoi pamjet, ku qartazi tregohej se ishin punonjësit e sigurisë ato që e kanë marrë zvarrë qytetarin.
Sakaq, menjëherë pas raportimit të ZËRI-t, erdhi reagimi i Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hita pezulloi nga detyra Shefin e Policisë Vlorë, Elidon Çela. Madje, në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit kërkoi ndjesë publike për raportimin e gabuar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë./ZËRI
