Aktualitet

'Bosi i madh', dënohet me 24 vite burg shqiptari në Britani! U kap pas 'zbërthimit' të Encrochat

Nanaj është kreu i bandës kriminale që merrej me trafikun e kokainës, ai thirrej me nofkën “Bosi i madh”.

E.K
'Bosi i madh', dënohet me 24 vite burg shqiptari në Britani!
Helios Nanaj

BRITANI- Helios Nanaj, 37 vjeç ëstë dënuar këtë të enjte me 24 vite burg nga drejtësia angleze pasi akuzohet për trafik droge. Sipas gjykatësit Rupert Lowe, Nanaj është kreu i bandës kriminale që merrej me trafikun e kokainës, ai thirrej me nofkën “Bosi i madh”. Shqiptari drejtonte një rrjet të gjerë kriminal që importonte qindra kilogramë kokainë në Mbretërinë e Bashkuar dhe shpërndante drogën e paligjshme në Gloucestershire dhe në mbarë vendin duke përdorur korrierë të shumtë dhe shtëpi të sigurta. Kështu ai e kishte shtrirë rrjetin. 

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Nanaj kishte hyrë në mënyrë ilegale në Mbretërinë e Bashkuar që kur ishte 15 vjeç. Ai pretendonte se kishte 20 vjet që merrej me trafikun e kokainës. Mesazhet e gjetura nga policia në telefonin e Nanajt tregonin se ai po mësonte edhe tregtarët e tjerë të nivelit të lartë të drogës se si të krijonin biznesin e tyre të importit të kokainës.

Arrestimi i tij erdhi pas zbërthimit të Encochat, ku u zbuluan mesazhet. Ai mbante kodin “Boboku”. Sipas hetursve që ndoqën çështjen e tij, Nanajt i pëlqente jeta e luksit, vishej me stil dhe kishte një shtëpi luksoze me pamje Thames në Wandsëorth. Para autoriteteve Nanaj kishte pretenduar se ishte një punëtor ndërtimi, por mesazhet tregojnë se ai po përpiqej të çonte paratë e tij në Amsterdam ose në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB