Aktualitet

I shpallur në kërkim për kokainë dhe lojëra fati, arrestohet 33-vjeçari në Korçë

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, policia ka sekuestruar dhjetëra doza kokaine dhe 1 peshore narkotike.

I.F
I shpallur në kërkim për kokainë dhe lojëra fati,
Foto ilustruese

KORÇË- 33-vjeçari Matheos Dërhniku është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për shitjen e lëndëve narkotike, organizim të lojërave të fatit dhe mosbindje ndaj policisë. 33-vjeçari dyshohet se më datë 27.09.2024, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, dhe është larguar me shpejtësi.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, policia ka sekuestruar dhjetëra doza kokaine dhe 1 peshore narkotike. Ai po ashtu dyshohet se organizonte lojëra fati përmes celularit.

"Kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, organizim të lojërave të fatit dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap dhe u ndalua shtetasi M. D., 33 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 27.09.2024, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, dhe është larguar me shpejtësi. Gjatë kontrollit të kryer me vendim të Gjykatës së Korçës, në banesën e 33-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, me celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB