Aktualitet

E rëndë në Itali! 15-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë teksa po kalonte vijat e bardha

Abedoni fillimisht u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit, por ai nuk mundi t’i mbijetoj plagëve të marra.

I.F
E rëndë në Itali! 15-vjeçari shqiptar përplaset
Foto ilustruese

GUIDONIA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Guidonia në Itali, ku një 15-vjeçar shqiptar është përplasur për vdekje nga një makinë teksa po kalonte vijat e bardha. Viktima është identifikuar si Roel Abedoni, 15 vjeç, ndërsa autori është një 71-vjeçar italian. Ngjarja e rëndë është regjistruar më 12 tetor në zonën e Guidonia. Abedoni fillimisht u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit, por ai nuk mundi t’i mbijetoj plagëve të marra.

Sipas “La Repubblica”, 71-vjeçari rezultoi negativ ndaj testit për alkool dhe drogë. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB