Aktualitet

I shërbente Erjon Alibejt/ Leonard Palushi kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

Palushi kërkon që Gjykata e Lartë të rrëzojë vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila i la në fuqi vendimin e shkallës së parë me 3 vjet e 6 muaj burgim. 

E.K
I shërbente Erjon Alibejt/ Leonard Palushi kërkon pafajësinë
Erion Alibej dhe Leonard Palushi

TIRANË- Leonard Palushi, i sh-shefi i Krimit në Elbasan, i cili akuzohet nga drejtësia se i shërbente Erion Alibejt ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon të shpallet i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij. Palushi kërkon që Gjykata e Lartë të rrëzojë vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila i la në fuqi vendimin e shkallës së parë me 3 vjet e 6 muaj burgim. 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korruopsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e akuzon Palushin për korrupsion. Sipas SPAK, Palushi ka përfituar një automjet “Mercedes Benz” nga Erion Alibej, në këmbim të devijimit të hetimit të vrasjes së Emiliano Ramazanit. Po ashtu SPAK kërkoi sekuestrimin e mjetit dhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite./ZËRI

Poll

MOS HUMB