Aktualitet

I riu kërcënohet me armë zjarri pas sherrit, shpallet në kërkim 33-vjeçari në Shkodër

Autoritetet kanë identifikuar 33-vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij.

I.F
I riu kërcënohet me armë zjarri pas sherrit, shpallet në
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR- Një 30-vjeçar ka denoncuar në Policinë e Shkodrës se është kërcënuar me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit. Sipas policisë 30-vjeçari ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, se gjatë një konflikti të çastit, është kanosur me armë nga një 33-vjeçar.

Autoritetet kanë identifikuar 33-vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij.

“Rreth orës 19:20, shtetasi R. P., 30 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, se gjatë një konflikti të çastit, është kanosur me armë zjarri nga një shtetas.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në vijim të veprime kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasin Gj. S., 33 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tij. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB