
TIRANË- Një aksident ka ndodhur në Tiranë në zonën e Freskut, ku një punonjës policie, i cili ishte jashtë shërbimit, është përplasur nga një automjet. Sipas Policisë, efektivi ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, por është bërë e mundur identifikimi i makinës dhe po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia./ZËRI