Aktualitet

I riu seks me të miturën/ Nëna: Flinin në 1 dhomë. 12-vjeçarja: Do martoheshim

Nëna e vajzës së mitur shprehet se 29-vjeçari dhe vajza e saj flinin në të njëjtën dhomë. Ndërsa, 12-vjeçarja ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie me të riun me dëshirën e saj.

D.XH
I riu seks me të miturën/ Nëna: Flinin në 1 dhomë.
Abuzim seksual me minorenen

POGRADEC – Të tjera detaje të rënda mësohen rreth ngjarjes në Pogradec, ku një 29-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie me një vajzë të mitur 12-vjeçare. Nëna e 12-vjeçares së abuzuar, M.B tha për Euronews Albania se i riu kryente marrëdhënie me të bijën e saj prej së paku 2 vitesh. Ajo shtoi se vajza e tij dhe djali i bashkëjetuesit flinin së bashku në një dhomë. Nëna e të miturës ka deklaruar se e ka kuptuar se 29-vjeçari abuzonte me minorenen, pasi e ka përgjuar prapa derës. Sipas saj, nuk ka bërë denoncim më parë, për shkak të frikës nga bashkëjetuesi.

“29-vjeçari thoshte që e kam si motër, por unë e pyesja. E kam pyetur sepse kam vënë re se ajo ishte e heshtur kohët e fundit. E kam zbuluar nga telefoni. Ai e ka pranuar, ndërsa psikologia më tha sot se ata të dy duhen me njëri-tjetrin. Edhe vajza më thotë se e kam si vëlla, por mendoj se po bëjnë lojë me mua. Prej 2 vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë, me justifikimin se nuk ka dhoma ku të flenë. Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël, ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij. Pashë më vonë fotot ku ata në celular kishin dalë të përqafuar, ndërsa kam parë edhe bisedat. Deri tani, vajza nuk iu është nënshtruar kontrolleve mjekësore. Vajza nuk më tregon asgjë. Asnjëri nuk pranon të vërtetën. Ajo është fëmijë”, ka thënë nëna e 12-vjeçares.

Ndërsa, vajza 12-vjeçare deklaroi se ka pasur një lidhje me 29-vjeçaren, e cila ka nisur 2 vite më parë. Ajo ka thënë se kanë kryer marrëdhënie me dëshirën e saj. Minorenia ka deklaruar se me djalin e bashkëjetuesit të nënës kishin bërë plane që të martoheshin, kur të rriteshin. Sipas saj, marrëdhënia mes tyre është konsumuar brenda banesës, ku ndodhej edhe nëna e saj, por se ajo nuk ka pasur dijeni.

Policia në Pogradec ka vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie me një minorene 12 vjeçe. E mitura ka thënë se marrëdhënia ka qenë me dëshirë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB