Aktualitet

FOTO/ Ky është Gëzim Sinomati, 22-vjeçari, i cili u ekzekutua me snajper në Vlorë

Deri më tani, mbetet e paqartë nëse hetuesit kanë arritur të gjejnë të dhëna të cilat mund t’i ndihmojnë në identifikimin e autorëve, por aktualisht nuk ka asnjë detaj të ri lidhur me ngjarjen.

E.K
FOTO/ Ky është Gëzim Sinomati, 22-vjeçari, i cili u
Gëzim Sinomati

VLORË- Personi që shihni në foto është Gëzim Sinomati, 22-vjeçari, i cili u ekzekutua një natë më parë me snajper në Vlorë. Ai u qëllua me tek plumb që rezultoi dhe fatal për të, teksa kishte dalë në ballkonin e banesës për të konsumuar një cigare, pa e ditur se do të ishte e fundit për të.

Deri më tani, mbetet e paqartë nëse hetuesit kanë arritur të gjejnë të dhëna të cilat mund t’i ndihmojnë në identifikimin e autorëve, por aktualisht nuk ka asnjë detaj të ri lidhur me ngjarjen. Edhe pse Policia e Vlorës ka shoqëruar të paktën 10 persona për vrasjen, sërish nuk ka mundur të zbulojë asgjë prej tyre.

FOTO/ Ky është Gëzim Sinomati, 22-vjeçari, i cili u
Viktima Gëzim Sinomati

Një nga personat që mund të zbulojë më shumë për të ndihmuar Policinë është vetë i ati i Gëzim Sinomatit, Sokoli, por i njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”. Por aktualisht ai është në arrati, i vendosur mes 2 zgjedhjesh; të kthehet dhe të ndihmojë shtetin për zbardhjen e vrasjes të së birit; apo ta 'mbyllë punën' ashtu siç di vetë. Nga historiku i ngjarjeve kriminale në vend, kjo e dyta ka më shumë mundësi të ndodhë. Vetëm...nëse kësaj herë Policia kryen detyrën dhe vendos para përgjegjësisë autorët.

Si ndodhi vrasja dje

Sa i takon atentatit të mbrëmjes së djeshme, ai ka qenë i mirëorganizuar, ndërsa lëvizjet e viktimës ishin mbajtur në vëzhgim prej disa ditësh, pas kthimit të tij në atdhe. Në momentin e ekzekutimit në rrugën pranë banesës nuk ka pasur energji elektrike, ndërkohë që mjeti i përdorur nga autorët u gjet disa minuta pas ngjarjes i djegur. Pavarësisht kontrolleve të shumta, pjesë e të cilave u bë dhe reparti i RENEA, policia e Vlorës dështoi që të binte në gjurmët e autorëve, që tronditën qetësinë dhe sigurinë e qytetit në këtë fillmvit./ZËRI

Poll

MOS HUMB