Aktualitet

Plagosje me thikë në gjimnazin "Qemal Stafa"! Policia në ndjekje të autorit

Mësohet se adoleshenti ka marrë plagë thike në këmbë.

k.m.
Plagosje me thikë në gjimnazin "Qemal Stafa"! Policia
Gjimnazi "Qemal Stafa"

TIRANË- Plagosje me thikë në Gjimnazin "Qemal Stafa" në Tiranë. Raportohet se pas një sherri mes dy 15-vjeçarëve, njëri prej tyre ka plagosur me thikë tjetrin duke e lënë të plagosur. Mësohet se adoleshenti ka marrë plagë thike në këmbë. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës "Qemal Stafa", janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre. Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB