Aktualitet

Atentati në Lezhë, autorët ishin 4 të maskuar, 3 prej tyre qëlluan me breshëri

Në atentatin ndaj Pukës dyshohet se kanë marrë pjesë 4 persona, të gjithë të maskuar

E.K
Atentati në Lezhë, autorët ishin 4 të maskuar, 3 prej tyre
Makina e Agron Pukes

LEZHË- Detaje të reja nga atentati që ndodhi mëngjesin e sotëm në Leshë, ku mbeti i plagosur shtetasi Agron Puka. Mësohet se autorët kanë qenë 4, të maskuar, një prej të cilëve ka qëndruar në mjet, dhe të tjerët kanë qëlluar në drejtim të Pukës. 54-vjeçari sapo kishte lënë fëmijët në shkollë në momentin që është qëlluar me armë, ndërkohë që sipas policisë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Puka nuk rezulton të jetë me precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që policia pritet ta marrë në pyetje mbi konflikte të mundshme që ai ka pasur, dhe që mund të kenë çuar në atentatin e kësaj të mërkure. Ngjarja ndodhi në një orar mjaft të frekuentuar të mëngjesit, shumë pranë shkollës 9-vjeçare në fshatin Rrile.

Efektivët kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli, ndërsa në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër./ZËRI 

Poll

MOS HUMB