Aktualitet

Atentati mafioz në Athinë, zbulohet identiteti i vërtetë i shënjestrës

Pasi ai përfundoi dënimin në Greqi, u riatdhesua në Shqipëri.

I.F
Atentati mafioz në Athinë, zbulohet identiteti i vërtetë i
Pamje nga vendngjarja

ATHINË- Janë zbardhur detaje të reja nga atentati mafioz që ndodhi dje në Athinë, ku u ekzekutua shqiptari Irakli Davella. Mësohet se shënjestra e atentatit ishte 46-vjeçari Edi Lulo që mbeti i plagosur. Bëhet me dije se pas krahasimit të gjurmës së gishtave nga autoritetet greke i plagosuri më parë ka mbajtur identitetin Etmond Hysa, i cili ka lindur në 1978.

Hysa, rezulton se ka qenë dënuar më parë me burg nga autoritetet greke, pasi në vitin 2011 së bashku me dy shqiptarë të tjerë kanë grabitur Dhomën e Avokatëve të Athinës, ku morën një shumë rreth 405 mijë euro. Po ashtu, ai u dënua për grabitjen e një klinike mjekësorë në Pagrati, ku morën pajisje me vlerë 110 mijë euro. Pasi ai përfundoi dënimin në Greqi, u riatdhesua në Shqipëri.

I plagosur jetonte në Dubai, por në datë 9 dhjetor ka shkuar në Greqi me identitetin Edi Lulo. Po me këtë identitet të ri, Hysa rezulton i regjistruar në Shqipëri, ku është dhe pronar i një biznesi në qytetin e Durrësit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB