
GREQI- Dëshmitarët okularë kanë zbardhur detaje rreth atentatit të ndodhur në Greqi, ku i vrarë mbeti Irakli Davella dhe i plagosur, Edi Lolo. Sipas dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen, autorët u janë afruar dy shqiptarëve në këmbë dhe më pas i kanë qëlluar me armë zjarri.
“Dëgjuam të shtëna, pamë njerëz me të zeza te lisharëset. Në fillim menduam se po hidhnin fishekzjarrë. Pastaj, pamë një djalë që thërriste ‘i kanë vrarë, i kanë goditur’. Policia erdhi relativisht shpejt, më pas filluan të mblidheshin njerëz, sepse në fillim nuk e kishin kuptuar çfarë kishte ndodhur", thotë një dëshmitare.
Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, rreth orës 13:15. Irakli Davella, 47 vjeç u vra në një atentat mafioz në Athinë. Ai u qëllua me plumb në kokë, ndërsa shqiptari tjetër Edi Lolo ka mbetur i plagosur rëndë me plagë në bark dhe kokë./ZËRI