Aktualitet

Goditi me shkop në kokë gruan, shqiptari arrestohet nën akuzën për tentativë vrasjeje

E reja ndodhet aktualisht në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

k.m.
Goditi me shkop në kokë gruan, shqiptari arrestohet nën
Foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rimini të Italisë. Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar për tentativë vrasjeje, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. E reja ndodhet aktualisht në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur kur gruaja është kthyer në shtëpi, duke mbajtur në krahë vajzën e tyre 14-muajshe. Në atë moment shqiptari e ka goditur vazhdimisht me shkop duke i shkaktuar lëndime të konsiderueshme në kokë dhe këmbë. Skena u përshkrua si shumë e dhunshme dhe shumë fqinjë raportuan se kishin dëgjuar britma që vinin nga brenda shtëpisë.

Pas alarmit, efektivët kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke e gjetur gruan në gjendje kritike, ndërkohë që bashkëshorti i saj ishte ende në shtëpi. Tani, shqiptari i paidentifikuar me emër, aktualisht ndodhet në paraburgim dhe do të duhet t'i përgjigjet akuzave të ngritura ndaj tij, ndërsa hetuesit vijojnë të mbledhin dëshmi dhe prova./ZËRI

Poll

MOS HUMB