Aktualitet

I kërkonin për t'i vrarë! Historia e vëllezërve Nela

ZËRI ka zbuluar më shumë detaje mbi jetën e dy vëllezëve Nela që akuzoheshin për vrasjen e Xhem Krasniqit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013.

k.m.
I kërkonin për t'i vrarë! Historia e vëllezërve
Edmund dhe Albert Nela

TIRANË- Bujar Gërmizi dhe Besmir Mustafi kishin bërë në plan që të eliminonin vëllezërit Albert dhe Edmund Nela, të cilët ndodhen në Britaninë e Madhe. Për të finalizuar planin e tyre, kishin zgjedhur që të bashkëpunonin me mikun e tyre, shefin e Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin. Arsyeja; një konflikt i nisur për trafikun e lëndëve narkotike. 

I kërkonin për t'i vrarë! Historia e vëllezërve
Xhem Krasniqi

ZËRI ka zbuluar më shumë detaje mbi jetën e dy vëllezëve Nela që akuzoheshin për vrasjen e Xhem Krasniqit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013. Fillimisht për ngjarjen u akuzuan që të dy vëllezërit, por sipas BBC, Edmund Nela, pa vendbanim të caktuar, u lirua nga akuza për vrasje. 

Edmund Nela kishte mohuar se kishte vrarë me armë zjarri Xhem Krasniqin – i njohur si Jim – në Hove, East Sussex. 32-vjeçari u akuzua edhe për vrasjen e nipit të të ndjerit, Kelmed Murataj dhe vëllait të Ismail Zelenit.

Vëllai i tij, Alberti gjatë gjyqit tre-javor tha se se të shtënat ishin një aksident. Ai tha se Krasniqi ishte pjesë e një bande që po e ndiqte pas, por në një moment arma qëlloi. Xhem Krasniqi, 31 vjeç, u qëllua me plumb në bark në rrugën e Kishës. Bashkë me të ishin vëllai dhe nipi i tij, por të dy shpëtuan paq. Policia tha se të shtënat mund të kenë qenë pjesë e një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB