
DURRËS- Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit 84-vjeçari Halil Basha, i cili u sulmua disa ditë më parë nga një qen i racës "Pitbull". 4 ditë më pas, teksa luftonte me vdekjen në spital, i moshuari nuk u mbijetoi dot plagëve të marra nga qeni, i cili i kishte këputur edhe veshin.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 2 nëntorit në një nga rrugicat e lagjes nr.13, ku i moshuari kishte shtëpinë. Edhe pse familjarët e të moshuarit ishin ankuar shpesh herë për qenin, të cilin e cilësonin si agresiv, sërish pronari i tij nuk kishte marrë asnjë masë. Ndaj Armand Lala, tashmë është vendosur në pranga nga Policia.
Në banesën e marrë me qira ai mbante 3 qen pitbull, njëri i bardhë dhe dy me ngjyrë kafe, njëri prej të cilëve sulmoi fatalisht 84-vjeçarin./Zëri.ai