Aktualitet

Tentoi të abuzonte me vajzën 14-vjeçare, babai: E ka shpikur gruaja ime!

44-vjeçari, i identifikuar me inicialet G.C u vu në pranga, akuzohet për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe tentativë për abuzim seksual ndaj vajzës 14-vjeçare.

D.XH
Tentoi të abuzonte me vajzën 14-vjeçare, babai: E ka shpikur
Tentative perdhunimi

DURRËS- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës. Një baba dyshohet se ka tentuar të përdhunojë të bijën 14-vjeçare.

44-vjeçari, i identifikuar me inicialet G.C u vu në pranga, akuzohet për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe tentativë për abuzim seksual ndaj vajzës 14-vjeçare. Mësohet se e mitura ka njoftuar kushërinjtë që jetojnë pranë saj për ngjarjen dhe këta të fundit lajmëruan Policinë.

Ndërsa, 44-vjeçari ka mohuar çdo gjë në komisariat. Ai ka thënë se akuza është e sajuar.

"Akuza është e sajuar. Gruaja ime dhe vajza kanë sajuar gjithçka për t'u ndarë nga unë, sepse shkoja në shtëpi i dehur,"- ka thënë ai.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. C., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeçe./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB