Aktualitet

Humbi burrin dhe djemtë në tragjedinë e Gramshit, përlotet nëna: M'u shua familja

Adriana Zogu tha se tragjedia mund edhe të mos kishte ndodhur nëse në liqen do të ishin vendosur shenja paralajmëruese për rrezikun. 

k.m.
Humbi burrin dhe djemtë në tragjedinë e Gramshit, përlotet
Adriana Zogu

TIRANË- Adriana Zogu jeton sot pa dy djemtë dhe bashkëshortin e saj, të cilët u mbytën në liqenin e Banjës në korrik të këtij viti. E ftuar në emisionin "Shqipëria Live", Adriana Zogu ka vendosur të thyejë heshtjen pas tragjedisë që i mori 3 anëtarët e familjes së saj. Në rrëfimin e saj, ajo tha se tragjedia mund edhe të mos kishte ndodhur nëse në liqen do të ishin vendosur shenja paralajmëruese për rrezikun. 

"Ishin larë edhe 2 herë të tjera, e dinin vend të sigurtë. Ikën të gjithë bashkë. Aty e dinin që ishte ujë i cekët. Por ata nuk dinin not. Nuk kishte asnjë njoftim që të thoshin se liqeni ka rreziqe, ka gropa. Asgjë! Për një tabelë mu shkatërrua familja. Dija që një djalë dhe burrin e kisha gjallë. Më ra bota kur mora vesh që vdiqën të tre. Se po ta kishim dëgjuar, kush është ai prind që do të rrezikonte fëmijën. Unë nuk dija asgjë. Mendoja se vetëm një djalë më kishte ikur, se bashkëshorti dinte not. Por as ai nuk doli dot... Arbeni punonte privat me kamera. Kur kishte. Nuk punonte dot se çonte fëmijët në shkollë dhe i merrte. Gjeti një mjet dhe i merrte, nuk lëvizte dot. 9 muaj ishte i lidhur me fëmijët. I çonte dhe i merrte. Djali i madh ishte regjistruar në shkollën e lartë për IT. Më ikën lule, sa po çelnin. Unë e bëra njoftimin e parë se po vonoheshin. I shkrova me telefon, po e merrja. Telefoni binte por nuk po e hapte njeri. Dola pastaj, njoftova kushëririn. Vajtëm atje, atje ishin 3-4 qytetarë me bagëti. Trupat i gjetëm nga ora 3 e gjysëm deri në orën 11. Para një jave Bashkia bëri një festë dhe nuk ta jepte përshtypjen që ishte e rrezikshme,"-tha Adriana Zogu.

Ndërsa Nazmiu, i afërmi i familjes tregoi se ka paguar 50 mijë lekë të reja për të marrë trupat e pajetë nga morgu.

“Kam çuar trupat atë natë në morg. Ditën e dytë, mjeku më kërkoi lekë. Më ka marrë 500 mijë lekë. Më tha duhen kaq lekë që të tërheqim trupat. Varrimin e kryem pastaj në orën 5. Askush nuk na ka ardhur në shtëpi të na pyesë. Bashkia mori përsipër vetëm varrimin e tyre”.

Çfarë ndodhi në tragjedinë e Banjës?

Ngjarja tragjike ndodhi në Gramsh, aty ku katër anëtarë të familjes Zogu u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu humbën jetën në hidrocentral. Të gjithë nga fshati Cingar, kishin shkuar për t'u larë në fshatin Drizë. Por nuk dolën më të gjallë.../Zëri.ai

Poll

MOS HUMB