
DIBËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat, ku një e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 26-vjeçar. Policia e Dibrës ka vënë në pranga autorin, i cili dyshohet se fillimisht ka mashtruar dhe ka futur në makinë të miturën, me të cilën më pas ka kryer marrëdhënie seksuale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Dibër, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasin E.D., 26 vjeç, banues në fshatin Komsi, Burrel, pasi nëpërmjet mashtrimit ka marrë në automjetin e tij një shtetase të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.