Aktualitet

Tritol automjetit të administratorit të njësisë së Shushicës (EMRI)

Lënda eksploziv ka shpërthyer në automjetin e administratorit të njësisë administrative Shushicë, Igli Bimaj.

F.I
Tritol automjetit të administratorit të njësisë së
foto ilustruese

VLORË-Në shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Llakatund të Vlorës. Lënda eksploziv ka shpërthyer në automjetin e administratorit të njësisë administrative Shushicë, Igli Bimaj. Mjeti ndodhej i parkuar afër banesës së Bimajt, ndërsa fatmirësisht si pasojë e shpërthimit janë raportuar vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund, është dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse automjeti i shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë, i parkuar afër banesës së tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Poll

MOS HUMB