TIRANË-Kryeministri Edi Rama në takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ka deklaruar se nga 1 janari rritet paga e tyre, ndërsa do të ketë shpërblim 2500 euro për punonjësit në frontin e protestës.
View this post on Instagram
Edi Rama: Kështu që, me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme. Por, nga ana tjetër, për të gjithë rezistencën, për të gjithë sakrificën, për të gjithë kurajën dhe, mbi të gjitha, për dinjitetin me të cilin ju po u dilni përballë jo vetëm këtyre, por edhe atyre që nëpër ekrane masakrojnë Policinë e Shtetit, nëpër ekrane fajësojnë Policinë e Shtetit, nëpër ekrane kërkojnë që Policia e Shtetit të dorëzohet, ne do t'ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front. Sepse keni jo vetëm presion, por keni edhe nevojë për të shpenzuar në këtë moment për gjëra ekstra dhe e vendosëm kështu për të mos bërë asnjë diferencë. Nuk e vendosëm sipas pagës, por e vendosëm kështu. E njëjta shumë për të gjithë, sepse në këtë moment jeni të gjithë një dhe një për të gjithë.