Politikë

"Në protestë ka dorë Rusia e Irani"-Moska i kthehet Ramës: Janë qytetarët tuaj, rregulloni vetë problemet e brendshme

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse ka kërkuar nga Edi Rama mos t’i hedhë fajin të tjerëve dhe të përballet me problemet e brendshme.

F.I
"Në protestë ka dorë Rusia e Irani"-Moska i kthehet
Maria Zakharova dhe Edi Rama

TIRANË-Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e Rusisë dhe Iranit në protestat që po zhvillohen në Shqipëri. Rama deklaroi ditën e djeshme se pas protestave të dhunshme qëndrojnë Rusia dhe Irani, duke e lidhur situatën edhe me kundërshtimin ndaj rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

"Rusia nuk është partnere e Shqipërisë, nuk e do Shqipërinë në BE. Foli mistifikuesi i Rusisë imperialiste, tha tani Shqipëria po tregon ngjyrën e vërtetë të saj, një popull kurajoz, ortodoks! Një dorë tjetër është Republika khomeiniste e Iranit,"-u shpreh Rama në reagimin e një dite më parë (18 tetor).

Pas kësaj deklarate, Zakharova ka kundërshtuar pretendimet e kreut të qeverisë shqiptare, duke thkesuar se në rrugë kanë dalë qytetarë shqiptarë dhe jo forca të huaja. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse ka kërkuar nga Edi Rama mos t’i hedhë fajin të tjerëve dhe të përballet me problemet e brendshme.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova: Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend. Edi Rama deklaroi se protestat janë vepër e të huajve që nuk duan që Shqipëria t’i bashkohet BE-së. Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë, dhe ju nuk duhet t’i hidhni fajin të tjerëve. Rregulloni vetë problemet tuaja të brendshme.

 

Poll

MOS HUMB