Aktualitet

Hetimet për "Bankers", listës i shtohen 3 vepra penale të reja...Zyrtarë të lartë shtetëror të përfshirë?

Detaje të reja mbi hetimet janë zbuluar nga SPAK në dosjen e regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve për muajin tetor.

zh.ll
Hetimet për "Bankers", listës i shtohen 3 vepra penale
bankers

TIRANË- Hetimet për "Bakers Petroleum" janë zgjeruar, duke marrë të tjera përmasa deri në nivelet shtetërore. Detaje të reja mbi hetimet janë zbuluar nga SPAK në dosjen e regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve për muajin tetor. SPAK është përgjigjur mbi veprat penale mbi të cilët po hetohet afera “Bankers”, ku rezulton se është regjistruar procedim penal për plot 8 vepra penale, mes tyre vihen re 3 vepra të reja. 

Bëhet fjalë për “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, që nënkupton se SPAK po heton pushtetarët që janë përfshirë në afera me kinezët.

Po ashtu, listës i shtohen edhe “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, përveç veprave penale të tjera të regjistruara më herët nga Prokuroria e Fierit. 

Këto janë 8 veprat penale mbi të cilat po hetohet "Bankers":

1- “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”; 

2- “Fshehja e të ardhurave”;

3- “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; 

4- “Shpërdorimi i detyrës”;

5- “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”; 

6- “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”;

7- “Grupi i strukturuar kriminal”;

8- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,  të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 181/a, 287, 28, 260, 248, 333/a dhe 334 të Kodit Penal”.

Në "Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se kompania shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite. Edhe pse 'Bankers' nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë, por ka deklaruar humbje për vite me radhë, duke shmangur tatimet. Ndaj edhe dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB