TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin ndaj të pandehurve Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Gjykimi ndaj kësaj çështjeje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.
Sipas vendimit të GJKKO-së, Florian Habilaj është shpallur fajtor për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i cili fillimisht u dënua më 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, u reduktua në 10 vite burgim.
Armando Sulaj është shpalliur fajtor po për të njëjtën veprë penale. Ai u dënua me 9 vite burgim, ndërsa me gjykim të shkurtuar dënimi u reduktua në 6 vite burg.
Sabaudin Çelaj gjithashtu i shpallur fajtor për "trafikim të narkotikëve, u dënua me 15 vite burgim, ndërsa me gjykim të shkurtuar, përfundoi në 10 vite burgim.
I pandejuri tjetër, Tigrens Mëzuraj, u shpall fajtor për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, për të cilin u dënua me 9 vite burgim, ndërsa pas reduktimit dënimi u ul në 6 vite burg.
Të katër të pandehurit do ta vuajnë dënim në një burg të sigurisë së lartë.
Njoftimi i GJKKO:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Esmeralda Xhili, Arbana Selmanaj dhe Migena Laska, me vendimin nr. 79, datë 05.12.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian Habilaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 22, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian Habilaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë)vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian Habilaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
4. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Florian Habilaj me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
5. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Florian Habilaj t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe përfundimisht dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim.
6. I pandehuri Florian Habilaj t`a vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Sulaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.
8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Sulaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
9. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Armando Sulaj me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.
10. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Armando Sulaj t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe dënohet përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet burgim.
11. I pandehuri Armando Sulaj t`a vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sabaudin Çelaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 15(pesëmbëdhjetë)vjet burgim.
13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sabaudin Çelaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.
14. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Sabaudin Çelaj, me një dënim të vetëm prej 15(pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
15. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Sabaudin Çelaj, t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim.
16. I pandehuri Sabaudin Çelaj, ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Tigrens Mëzuraj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë)vjet burgim.
18. Deklarimin fajtor të të pandehurit Tigrens Mëzuraj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
19. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Tigrens Mëzuraj, me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.
20. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Tigrens Mëzuraj, t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri dënohet me 6 (gjashtë) vjet burgim.
21. I pandehuri Tigrens Mëzuraj t`a vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
22. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.
23. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.