Aktualitet

Shtyhet seanca për Metën, zbardhet dëshmia e ish-presidentit: Dua të njihem me aktet! Kryemadhi: Gjykata urdhëroi SPAK...

Ish-presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në seancën e kësaj të premteje, ku pritej të shihej nëse trupa gjykuese do e kalonte dosjen për gjykim apo do e rikthente për hetime të mëtejshme, dhe ka kërkuar të njihet me e fashikujt hetimorë të dosjes dhe t’i vendosen në dispozicion materialet.

zh.ll
Shtyhet seanca për Metën, zbardhet dëshmia e ish-presidentit: Dua
ilir meta-monika kryemadhi

TIRANË- Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për dosjen "Meta" është shtyrë për në datën 22 dhjetor. Mësohet se shkak është bërë mungesa e njohjes së Metës me aktet.

Ish-presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në seancën e kësaj të premteje, ku pritej të shihej nëse trupa gjykuese do e kalonte dosjen për gjykim apo do e rikthente për hetime të mëtejshme, dhe ka kërkuar të njihet me e fashikujt hetimorë të dosjes dhe t’i vendosen në dispozicion materialet. Meta është shprehur se po i shkelen të drejtat kushtetuese, duke mos i dhënë aktet.

“Jeni të lutur të më vendosni në dispozicion materialet. Dua të njihem me fashikujt e hetimit. Po më shkelen të drejtat kushtetuese, duke mos më dhënë aktet, duke mos më vendosur asnjë provë qe unë të bëj prapësimet. Po mbahem në paraburgim pa të drejtë sepse nuk kam asnjë mundësi reale të prish provat, të intimidoj dëshmitarët, s’kam publik dhe asnjë mundësi reale të prish provat", mësohet të jetë shprehur Meta në sallën e gjyqit. 

Në seancën e sotme ka qenë gjithashtu e pranishme edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Pas daljes nga GJKKO, Monika është shprehur për mediat se togat e zeza vendosën të shtyjnë sërish zhvillimin e seancës paraprake, pasi Meta nuk është pajisur me dokumenta. Sipas Kryemadhit, gjykata pranoi dhe vendosi që prokuroria brenda javës të mundësojë të formë fizike të të gjithë fashikujve.

"Seanca e sotme u shty për datën 22 dhjetor, ora 14:30 për shkak se zoti Meta nuk është pajisur me dokumenta. Përveç faktit që në seancën e kaluar kemi kërkuar listën e provave, e cila nuk is është dhënë asnjë të pandehuri, ku në bazë të Kodit të Procedurës Penale, çdo akuze që çohet në gjykatë i bashkangjitet dhe lista e provave, gjë e cila mungon, e cila është shkelje proceduriale. Zoti nuk ka patur mundësi të njihet me dosjen, pasi edhe në mënyrën elektronike që i kanë avokatët e tij, ai nuk ka as kompjuter, as printer atje. Gjykata pranoi dhe vendosi që prokuroria brenda javës të mundësojë të formë fizike të të gjithë fashikujve", tha Kryemadhi.

Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB