Aktualitet

HARTA LIVE: Reshje shiu dhe breshër, si parashikohet moti për sot. Cilat janë qarqet më të prekura

Sot, shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve, në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë.

k.m.
HARTA LIVE: Reshje shiu dhe breshër, si parashikohet moti për sot.
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug deri në orët e mesditës. Vranësirat deri në orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar. Sot, shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve, në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë.

HARTA LIVE:

Temperaturat parashikohen 13 / 20 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 10 / 20 °C; në vendet malore: 5 / 14 °C. Pas orëve të mesditës në zonën e veriut reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në pjesën tjetër të territorit reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e rrebesheve. Në zonën e Alpeve dhe verilindje në orët e vona të mbrëmjes në lartësitë mbi 1200 metër reshje dëbore.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut intensive me shpejtësi mesatare 3-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera herës fiton shpejtësi 14-26 m/s. shoqëruar me valëzim në dete të forcës 5-7 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB