
TIRANË- Prokuroria e Gjirokastrës ka dhënë pretencën për ish-kreun e Kadastrës, Florian Taçi. Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg, pasai ai akuzohet për falsifikim, mashtrim dhe shpërdorim detyre. Ndërsa për dy bashkëpunëtorët e tij Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi kë kërkuar 4 vite burg.
Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Florian Taçit do t’i ulet dënimi ku do të dënohet me 3.4 vite burg, këtu llogaritet dhe 7 muaj që ka kaluar në “arrest shtëpie” gjatë kësaj periudhe. Ndërsa, Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi do të vuajnë nga 2.5 vite burg.
Florian Taçi u arrestua sepse së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Alban Memishaj kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar. Të dy të pandehurit e kanë cënuar sistemin kombëtar të Kadastrës duke dhënë çertifikata pronësie në shumë raste për pasuri të ndryshme të paluajtshme. /ZËRI