
TIRANË- Një 51-vjeçar tentoi të vidhte një grua brenda një urbani, mëngjesin e kësaj të enjteje. Por kur tentativa për t'i marrë çantën dështoi, doli dhe u arratis nga dritarja e hapur e urbanit. E gjithë skena u filmua nga pasagjerët e tjerë, të cilët publikuan videon në rrjetet e tyre sociale. Kështu u bë i mundur arrestimi i tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke dalë nga dritarja e një autobusi, ju informojmë se: Sot, rreth orës 10:30, është marrë njoftim se në një autobus që lëvizte në rrugën “Panorama”, një shtetas kishte tentuar të vidhte një shtetase. Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, shtetasin P. Zh., 51 vjeç, banues në Kashar, për veprime të mëtejshme. Në lidhje me këtë rast, deri tani nuk ka asnjë kallëzues. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./ZËRI