Aktualitet

Guvernatori Gent Sejko shkon në SPAK

ZËRI prej kohësh ka ndjekur shqetësimin e dhjetra qytetarëve, që përveç interesave të larta, janë përballur dhe me bllokimin e pronave të tyre.

F.m
Guvernatori Gent Sejko shkon në SPAK
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko është paraqitur për herë të parë në SPAK, disa muaj pasi ZËRI ka ndjekur vazhdimisht skandalin e mikrokredive që ka cënuar pronat e mijëra qytetarëve shqiptarë. Dosja që përfshin dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë po hetohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. ZËRI prej kohësh ka ndjekur shqetësimin e dhjetra qytetarëve, që përveç interesave të larta, janë përballur dhe me bllokimin e pronave të tyre, pas shitjes së kredive në kompani të tjera financiare. Skema është kallëzuar fillimisht në Prokurorinë e Tiranës nga Ministria e Drejtësisë, dhe tashmë pas më shumë se dy vitesh, dosja e hetimeve do të jetë në dorë të SPAK.

 

Poll

MOS HUMB