
TIRANË- Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë zhvilluar këtë të martë protestën e shtatë përpara Bashkisë së Tiranës, ku kërkuan dhe njëherë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas arrestimeve të drejtorëve të lartë në lidhje me dosjen “5D”. Ashtu si dhe në herët e shkuara nuk munguan përplajset me Policinë dhe hedhja e molotovëve.














Siç shihet dhe nga fotot e kapura nga LSA, në ndihmë të protestuesve, të cilët kërkonin të rrëzonin gardhin e Policisë dhe të futeshin brenda kordonit të sigurisë kanë shkuar dhe deputeti Flamur Noka dhe Sali Lushaj, ky i fundit është babai i këngëtarit Arkimed Lushaj (Stresi) dhe njihet si një nga mbështeteësit e zjarrtë të Sali Berishës. Ata kanë shtyrë gardhin bashkë me protestuesit në tentativë për të thyer kordonin.
Protesta e kësaj të marte ishte e shtata e organizuar nga opozita dhe Aleanca për Mbrotjen e Teatrit para Bashkisë. Edhe në protestat e mëparshme, opozita përdori bomba molotov si dhe pati edhe përplasje fizike me efektivët e policisë, dhunë kjo e cila u dënua fort nga ambasadat e huaja në vendin tonë. Ndërkohë u arrestuan disa persona./ZËRI