Aktualitet

GËRDECI/ Shkëlzen Berisha mbërrin para kohe në GJKKO: Flas pas seancës

Berisha pritet që të japë llogari në lidhje me komunikimet e shpeshta që ka pasur me ministrat e kohës, por edhe një faks që është nisur nga Ministria e Drejtësisë me mbishkrimin ‘për Shkëlzenin’

E.K
GËRDECI/ Shkëlzen Berisha mbërrin para kohe në GJKKO: Flas
Shkelzen Berisha

TIRANË- Shkëlzen Berisha ka mbërritur në ambientet e GJKKO, ku do të merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, për shkak të komunikimeve të shumta që ai ka pasur me Fatmir Mediun, gjatë kohës së shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Në një komunikim të shkurtër që pati para se të futej në ambientet e Gjykatës, Berisha tha se do të fliste për gazetarët pas seancës.

“Do të flas kur të dal nga gjykata”, tha Berisha, teksa iu  drejtuar ambienteve të brendshme të GJKKO-së.

Berisha është pjesë e listës me 71 emra, përfshirë edhe ish-ministrin e Drejtësisë, Aldo Bumçi, dhe ish-zyrtarë të tjerë të kohës që u pranuan si dëshmitarë nga Gjykata e Posaçme.

E gjithë historia e përfshirjes së Shkëlzen Berishës nis me dëshminë e ish-sekretares së Ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, Anjola Agolli. Agolli në dëshminë e saj dhënë vite më parë në Prokurori ka thënë se në një shkresë të vitit 2007, ajo ka dërguar një faks nga numri i Ministrisë së Mbrojtjes, me shënimin "Për Shkëlzen Berishën...". Punonjësja rrëfente sesi shkresa ishte dërguar në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa faksi i Bumçit për Berishën ishte një faks "privat". 

Asokohe djali i ish-kryeministrit nuk kishte asnjë post publik dhe është e dyshimtë sesi një shkresë zyrtare i drejtohet Shkëlzen Berishës kur ai nuk kishte asnjë funksion shtetëror.

Por çfarë ka deklaruar vetë Berisha për faksin e përmendur nga Anjola Agolli? Më 26 janar 2023, fill pas daljes nga SPAK, Berisha tha se nuk ka asnjë lidhje me çështjen dhe se është Prokuroria që ka detyrim të sqarojë publikun se kujt i përket firma. 

Të njëjtin qëndrim mbajti javën e kaluar edhe Aldo Bumçi, teksa u pyet në GJKKO, nëse nga ministria që ai drejtonte ishin dorëzuar dokumente për Shkëlzen Berishën.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB