Aktualitet

KLGJ dhe KLP me 6 vende vakante, tejkalohen afatet për përzgjedhjen e kandidatëve

Ndërkohë tashmë gjithçka është në dorën e Kuvendit të Shqipërisë, i cili duhet të votojë kandidaturat e propozuara.

E.K
KLGJ dhe KLP me 6 vende vakante, tejkalohen afatet për përzgjedhjen e
Foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) janë në “ngërç” institucional pasi 3 anëtarë të KLGJ dhe 3 anëtarë të KLP vijojnë detyrën e tyre në tejkalim të afateve, kjo pasi institucionet përgjegjëse kanë dështuar të përzgjedhin në kohë kandidatët e rinj. Sipas Avokatit të Popullit, kjo ka ndodhur pasi përzgjedhja ka qenë e vështirë. Ndërkohë tashmë gjithçka është në dorën e Kuvendit të Shqipërisë, i cili duhet të votojë kandidaturat e propozuara. Por kjo pritet të ndodhë sesion e ri parlamentar në vitin 2024.

Për të marrë vendin si anëtar i KLP apo KLGJ, një kandidati i duhen votat e 84 deputetëve. Në rast se dështon të marrë 84 vota atëherë kalojnë kandidatët që janë të renditur më lart sipas pikëzimit që kanë bërë organet e përzgjedhjes. Për shkak të kësaj situatë 6 anëtarë të KLP dhe KLGJ vojojnë detyrën jashtë afatit të përcaktua.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i lartë Gjyqësor përbëhen nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve vijnë nga radhët e magjistratëve, dy nga avokatia, dy nga akademia dhe një nga radhët e shoqërisë civile./ZËRI

Poll

MOS HUMB