Aktualitet

Zbardhet kërkesa e SPAK: Berisha të mos ketë komunikim me persona të tjerë, përveç familjarëve të tij

Kjo kërkesë e SPAK do të sillte "izolimin" e plotë të Sali Berishës. Ky i fundit i pyetur nga gazetarët ka hezituar gjithnjë të japë përgjigje nëse do të qëndrojë në në banesë apo në selinë e PD.

E.K
Zbardhet kërkesa e SPAK: Berisha të mos ketë komunikim me persona
Sali Berisha

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar këtë të martë nga gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka që kreu i Patrtisë Demokratike Sali Berisha përveç arrestit në shtëpi me mbikqyrje policore të mos këtë asnjë komunikim me persona të tjerë përveç atyre që jetojnë më të në të njëjten banesë. Në kërkesën e SPAK shkruhet si vendndodhje adresa e shtëpisë së Berishës, e cila ndodhet në rrugën "Mustafa Matohiti" në Tiranë. Kjo kërkesë e SPAK do të sillte "izolimin" e plotë të Sali Berishës. Ky i fundit i pyetur nga gazetarët ka hezituar gjithnjë të japë përgjigje nëse do të qëndrojë në në banesë apo në selinë e PD. Ndërkohë që ka dhënë indikacione se mund të tentojë të thyejë masën e dhënë ndaj tij. 

Zbardhet kërkesa e SPAK: Berisha të mos ketë komunikim me persona
Kërkesa

Ndërkohë ditën e sotme nisi seanca për dhënien e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Berisha nuk u paraqit në seancë dhe në vend të tij u paraqitën avokatët, të cilë kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se ajo është në konflikt interesi në rastin e tij. Seanca është shtyrë për paraditen e nesërme për shkak se avokatët e Berishës kërkuan më shumë kohë që të njiheshin me dosjen. 

Sali Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv'. Në privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, e po ashtu edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB