Aktualitet

Grabitet pronari i një marketi në Greqi, 3 persona të armatosur i hyjnë në shtëpi: Ishin shqiptarë

Sipas dëshmisë së pronarit të marketit, në banesë e priste njëri prej tre grabitësve me thikë, ndërsa pak sekonda më vonë u shfaqën edhe të tjerët, ku njëri prej tyre mbante në dorë një armë tip kallashnikov.

F.I
Grabitet pronari i një marketi në Greqi, 3 persona të armatosur i
PAMJE NGA VENDNGJARJA

GREQI-Një 49-vjeçar pronar i një minimarketi në fshatin Kalamaki të Larisës ka përjetuar momente tmerri rreth orës 20 të së martës, kur i kanë zënë pritë tre grabitës. Protothema raporton se gjithçka ndodhi kur dyqani u mbyll, kur ai shkoi në banesën e tij, e cila është në katin e fundit të pallatit.

Sipas dëshmisë së pronarit të marketit, në banesë e priste njëri prej tre grabitësve me thikë, ndërsa pak sekonda më vonë u shfaqën edhe të tjerët, ku njëri prej tyre mbante në dorë një armë tip kallashnikov.

Tre grabitësit kanë nisur të pyesin me këmbëngulje se ku ka para dhe pasi 49-vjeçari i është përgjigjur “nuk kam”, e kanë mbyllur në një nga dhomat e shtëpisë.

Më pas kanë kontrolluar shtëpinë dhe pasi kanë gjetur 4000 euro janë larguar në drejtim të panjohur. Mediat lokale thonë se grabitësit ishin me origjinë shqiptare, bazuar në përshkrimet e mbledhura nga policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB