Aktualitet

VD- U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi mbërrin në burgun 313 në Tiranë

Në video shihet momenti kur baroni i drogës, transferohet në burgun 313.

I.F
VD- U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi mbërrin në burgun 313
Momenti kur transferohet Dritan Rexhepi

TIRANË- Dritan Rexhepi u ekstradua nga Turqia në Shqipëri sot. I shumëkërkuari pasi mbërriti në aeroportin e Rinasit u transferua në burgun 313 pas përfundimit të veprimeve procedural.

I njohur ndyshe si 'mbreti i kokainës', ai u shoqërua nën masa të rrepta sigurie nga Stambolli deri në aeroportin e Rinasit, ku forca të shumta të RENEA-s siguruan transferimin e Rexhepit pa incidente. Në video shihet momenti kur baroni i drogës, transferohet në burgun 313.

Ndaj tij rëndojnë akuza të shumta si “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

I konsideruar si “mbreti i kokainës”, Dritan Rexhepi u arrestua më 20 nëntor 2023 me dokumente false kolumbiane me emrin Benjamin Omar Perez Garcia, në një vilë luksoze, brenda së cilës u gjetën para dhe bizhuteri. Në Turqi mundi të hyjë përmes aeroportit të Stambollit, ndërsa autoritetet italiane e gjurmuan dhe njoftuan kolegët turk që e ruajtën për disa ditë në vilë dhe pasi u bindën ndërhynë për kapjen e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB