
SPANJË-Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të drogës. Në kuadër të operacionit anti drogë në prangat e policisë kanë rënë 14 perosna, ndërsa janë sekuestruar mbi 382 mijë euro të fshehura në një makinë, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal, raportojnë mediat e huaja.
Pjesë e bandës ndërkombëtare të drogës janë edhe shtetas shqiptarë. Autoritetet e huaja bëjnë me dije se 14 personat e arrestuar kishin dërguar më shumë se një ton kanabis në Gjermani. Kjo bandë merrej me trafikun e drogës në rang ndërkombëtar dhe për arrestimin e tyre autoriteteve iu deshën 28 bastisje, nga të cilat 28 u kryen në Gjermani dhe 10 në Spanjë. Nga aksionet blic, policia ka gjetur dhe sekuestruar në bazat e tyre 180 mijë euro para të gatshme, 7 armë zjarri dhe 30 kilogramë marihuanë.
Hetimi
Hetimi filloi në dhjetor 2022 pas arrestimit të tre personave (me origjinë kolumbiane dhe shqiptare) në qytetin francez Dax. Të arrestuarit të cilët aktualisht qëndrojnë në burg të përkohshëm në vendin francez, kishin 382,000 euro para të gatshme të fshehura në një automjet të sekuestruar. Rasti ishte pika fillestare për të zbuluar ekzistencën e një rrjeti të fokusuar në trafikun ndërkombëtar të drogës që vepron nga Marbella në Gjermani, duke shkaktuar një bashkëpunim ndërkombëtar midis autoriteteve të Spanjës, Gjermanisë dhe Francës për të adresuar këtë rast kompleks.
Organizata drejtohej nga dy gjermanë me origjinë iraniane dhe marokene dhe përdori fasadën e një restoranti në Puerto Banús (Spanjë) për të organizuar aktivitetet e tyre të paligjshme. Ajo kishte shoqërues që ishin ekspertë në trajtimin e armëve dhe që, me sa duket, tashmë kishin përvojë në këtë punë për organizata të tjera të trafikut të drogës me lidhje me Kolumbinë.
Transporti i drogës drejt Gjermanisë kryhej duke përdorur një sistem të sofistikuar të fshehjes në “hapësirat” brenda automjeteve dhe kamionëve. Në vazhdim të hetimit, në qershor 2023, 140 kilogramë hashash u kapën në tre ngarkesa të ndryshme dhe 450 kilogramë të tjerë të kamufluar mes kutive me limon në një kamion që vinte nga Murcia me destinacion Gjermaninë, si dhe gjetën 400 kilogramë të tjerë hashash në vend i planifikuar për shkarkimin e kamionit./ZËRI