GJERMANI- EUROPOL njoftoi se ka goditur një tjetër veprimtari kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, teksa këtë herë janë shkatërruar 12 call centera gjatë një operacioni të koduar “Pandora”. Aksioni u zhvillua në Gjermani, Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Liban dhe Kosovë. Këto qendra u identifikuan si burime të mijëra telefonatave mashtruese në ditë ndërsa punonjësit përdorën një gamë të gjerë taktikash, duke filluar nga thirrjet e rreme deri te mashtrimet bindëse të investimeve.
Por ku u inspiruan mashtruesit që arritën të vidhnin mbi 20 milionë euro? Në pamjet e siguruara nga Europol gjatë aksionit në një bankë në Freiburg të Gjermanisë, shihet se në një panoramë të vendosur në mur janë disa nga persoanzhet e filmave, të njohur si Tony Montana i portretizuar nga Al Pacino, Tommy Shelby aktori i serialit Peaky Blinders dhe personazhi Jocker.
21 persona u arrestuan gjatë kësaj dite aksioni të mbështetur nga Europoli, i cili shkatërroi një rrjet kriminal përgjegjës për mashtrimin e mijëra viktimave përmes përdorimit të mënyrave të ndryshme të veprimit. Skemat e mashtrimit variojnë nga thirrjet tronditëse të rreme të policisë, mashtrimet bindëse të investimeve ose mashtrimet romantike.
Në Shqipëri SPAK ka vënë në hetim E.S, i cili dyshohet se ishte drejtues i dy Call Center-ave në Tiranë, që ishin pjesë e rrejtit të qendrave të thirrjeve në katër shtete në Ballkan si dhe në Liban. Me vendim të GJKKO është kryer kontroll në datën 18 prill 2024 në ambientet ku dyshohej se kryhej aktiviteti i Call Center, dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti në Tiranë./ZËRI