Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Malltezit: Padia mbi dojsan "Partizani" do të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar

Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka pretenduar se SPAK dhe GJKKO nuk kanë pranuar dokumentet dhe ekspertizën private që kundërshton akuzat.

M.M
Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Malltezit: Padia mbi dojsan
Jamarber Malltezi në SPAK

TIRANË- Gjykata e Lartë ka pranuar të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar ankimimin e Jamarbër Malltezit mbi dosjen e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani", për të cilën ai akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Seanca do të mbahet më 3 tetor, ku ankimi i Malltezit është bazuar në nenet e kodit të procedurës penale dhe Kushtetutës, përfshirë nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që lidhet me procesin e rregullt ligjor. Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka pretenduar se SPAK dhe GJKKO nuk kanë pranuar dokumentet dhe ekspertizën private që kundërshton akuzat.

Jamarbër Malltezi ndodhet në "Arrest shtëpie" pasi akuzohet për "Korrupsion aktiv", dhe "Pastrim parash". Gjithashtu Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë "Arrest shtëpie", dhënë nga Gjykata e Posaçme, pasi Berisha refuzoi të respektonte masën më të lehtë të sigurisë të dhënë më herët nga GJKKO, atë të "Detyrimit të paraqitjes". Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv "Partizani"./ ZËRI

Poll

MOS HUMB