Aktualitet

'Rrëzohet' SPAK, shpallet e pafajshme anëtarja e KPK-së, Etleda Çiftja

Çiftja fitoi pafajësinë në të dyja gjykatat, në GJKKO dhe në Apelin e Posaçëm, por SPAK bëri rekurs të vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë duke kërkuar dënimin e saj për akuzat e “falsifikimit” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.

E.K
'Rrëzohet' SPAK, shpallet e pafajshme anëtarja e
Etleda Çiftja

TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë këtë të hënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për Etleda Çiften, anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) duke rrëzuar rekursin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Çiftja fitoi pafajësinë në të dyja gjykatat, në GJKKO dhe në Apelin e Posaçëm, por SPAK bëri rekurs të vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë duke kërkuar dënimin e saj për akuzat e “falsifikimit” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.

SPAK ka kërkuar në Aplelin e Posaçëm dhe së fundmi në Gjykatën e lartë dënimin e Çiftës me 1 vit burg, dënim që për shkak të procesit të shkurtuar i konvertohet në shërbim prove për dy vjet.

Prokuroria e Posaçme shprehet se Etleda Çiftja, në deklaratën vitit 2017 ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sipërfaqe 1450 m2 dhe me sipërfaqe 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë së dy pasurive të fundit, si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB