
TIRANË- Disa ditë pasi në vend ka nisur Regjistrimi i Përgjithshëm i Popullsisë dhe Banesave, Census 2023, Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA), ka nisur me kontenstimet dhe kritikat lidhur me pyetësorin.
Përmes një deklarate për mediat, OMONIA shprehet se kjo procedurë nuk po kryhet siç duhet, veçanërisht në pyetjet që lidhen me kombësinë, gjuhën amtare dhe fenë. Ata deklarojnë se po pengohen të deklarohen si helenë dhe ortodoksë.
“Autoritetet kompetente për realizimin e Regjistrimit qëndrojnë indiferentë duke lehtësuar në këtë mënyrë nxjerrjen nga shinat të procesit sipas ambicieve të qarqeve Antihelene që orkestrojnë gjithë këtë fushatë. Konstatohen gjithashtu edhe shkelje thelbësore përsa i përket organizimit dhe implementimit në fazën e mbledhjes së të dhënave në shumë raste, dëshmi kjo se edhe një herë tjetër besueshmëria e rezultateve është vënë në dyshim esencial. Në gjithë gjeografinë ku për shumë arsye fokusohet kujdesi i strukturave të BDMEG OMONOIA vijnë informacione shqetësuese. Regjistruesit shpesh herë paraqiten pa pajisjen e nevojshme elektronike dhe mbledhin të dhënat me shënime shkel e shko. Në shumë raste nuk i referohen fare pjesës së Pyetësorit që lidhet me të dhënat mbi kombësinë, fenë dhe gjuhën amtare. Refuzojnë të marrin parasysh deklarimin e banorëve për pjesëtarët e njësisë familjare që nuk janë prezentë. Në mënyrë të përsëritur nuk u kthehen verifikimit të përgjigjeve për konfirmim para regjistrimit definitiv në platformën e Regjistrimit. Vihen re raste të përsëritura ku regjistruesit ushtrojnë presion emocional të pamotivuar tek qytetarët kur këta këmbëngulin për të regjistruar përgjigjet për origjinën e tyre Helenike dhe besimin Orthodhoks”, thuhet në deklaratë.
DEKLARATA E PLOTË:
Ngurrimet dhe rezervat e BDMEG OMONOIA përsa i përket procesit në zhvillim të Regjistrimit të Përgjithshëm Popullsisë dhe Banesave – Cens 2023, në veçanti për të dhënat sensibile – fakultative sipas parashikimit formal të Ligjit – për kombësinë, besimin fetar dhe gjuhën amtare, po vërtetohen në fakt.
Në kuadrin e përgjithshëm u vu re gjatë gjithë javës fushatë e paargumentuar antihelenizmi në Mjetet e Informimit Masiv dhe veçanarisht në rrjetet e komunikimit social. Në syrin e ciklonit është Minoriteti Etnik Grek dhe objektiv konkrret minimi i procesit përmes privimit të së drejtës së vetëdeklarimit të qytetarëve. Edhe një herë në këtë fushatë u “angazhuan” formacione politike nacionaliste, ofiqarë të shtetit dhe faktorë ndikues në opinionin publik.
Duke kumtuar rreziqe imagjinare që gjoja rrjedhin nga regjistrimi zyrtar i prezencës së shtetasve me origjinë Helenike në rajone që sipas peceptimit dhe praktikës mbizotëruese nuk përfshihen në “zonat minoritare”, synojnë manipulimin e regjistruesve dhe më në përgjithësi të minojnë zhvillimin normal të procedurës. Agresivitet analog konstatohen edhe përsa i përket komunitetit Orthodhoks, Kishës së tij dhe udhëheqjes së saj shpirtërore.
Autoritetet kompetente për realizimin e Regjistrimit qëndrojnë indiferentë duke lehtësuar në këtë mënyrë nxjerrjen nga shinat të procesit sipas ambicieve të qarqeve Antihelene që orkestrojnë gjithë këtë fushatë.
Konstatohen gjithashtu edhe shkelje thelbësore përsa i përket organizimit dhe implementimit në fazën e mbledhjes së të dhënave në shumë raste, dëshmi kjo se edhe një herë tjetër besueshmëria e rezultateve është vënë në dyshim esencial.
Në gjithë gjeografinë ku për shumë arsye fokusohet kujdesi i strukturave të BDMEG OMONOIA vijnë informacione shqetësuese. Regjistruesit shpesh herë paraqiten pa pajisjen e nevojshme elektronike dhe mbledhin të dhënat me shënime shkel e shko. Në shumë raste nuk i referohen fare pjesës së Pyetësorit që lidhet me të dhënat mbi kombësinë, fenë dhe gjuhën amtare. Refuzojnë të marrin parasysh deklarimin e banorëve për pjesëtarët e njësisë familjare që nuk janë prezentë. Në mënyrë të përsëritur nuk u kthehen verifikimit të përgjigjeve për konfirmim para regjistrimit definitiv në platformën e Regjistrimit. Vihen re raste të përsëritura ku regjistruesit ushtrojnë presion emocional të pamotivuar tek qytetarët kur këta këmbëngulin për të regjistruar përgjigjet për origjinën e tyre Helenike dhe besimin Orthodhoks.
Për më tepër në banesa ku regjistruesit abuzivisht konsiderojnë se banorët e tyre nuk jetojnë aty nuk bëjnë aktin e njoftimit me shkrim për përsëritjen e anketimit sipas përcaktimeve të Rregullores së Regjistrimit. Për më tepër është e patolerueshme fakti se autoritetet kompetente në njësitë vendore për ndjekjen në vijim të procesit, manifestojnë indiferencë të qëllimshme ndaj ankesave të qytetarëve përsa i përket shkeljeve të rregullave të Regjistrimit.
Duke ndërmarr këtë denoncim të parë të deformimeve dhe shkeljeve serioze që konstatojmë në javën e parë, përsërisim apelin tonë Komitetit Shtetëror të Regjistrimit që pa vonesa dhe justifikime të ndërhyjë me qëllim ndryshimin e gjendjes.
Njëherësh fillojmë menjëherë vënien në dijeni për situatën të autoriteteve të BE që financon procesin dhe Komitetin e Monitorimit të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Etnike të Këshillit të Evropës që në mënyrë zyrtare ka nënvizuar proceduart e mëparshme me deformime dhe në dëm të personave që u përkasin minoriteteve./Zëri.ai