Aktualitet

Gjykata e Lartë nuk e pranon rekursin e Fredi Belerit

Kjo është hera e dytë që togat e zeza të Gjykatës së Lartë rrëzojnë kërkesën e Belerit për rekurs. 

k.m.
Gjykata e Lartë nuk e pranon rekursin e Fredi Belerit
Fredi Beleri

TIRANË- Gjykata e Lartë nuk e pranon rekursin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Kjo është hera e dytë që togat e zeza të Gjykatës së Lartë rrëzojnë kërkesën e Belerit për rekurs, pasi fituesi i zgjedhjeve lokale në Himarë kërkoi një masë më të lehtë sigurie se ajo që ka aktualisht, 'arrest me burg'. Por edhe kjo kërkesë duket se është rrëzuar si në shkallët e tjera të gjyqësorit. Ndërsa rekursi i Belerit dhe Pandeli Kokaveshit u shqyrtua në dhomë këshillimi, ndërsa më herët atij i është refuzuar liria edhe nga Gjykata e Posaçme.

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË:

61004-00539-00-2023 DHIONISIOS ALFRED BELERI PANDELI KOKAVESHI Nenet 228,229,230,238 KP ‘’ Mospranimin e rekursit/seve të paraqitura nga personat nën hetim Dhionisios Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi, kundër vendimit nr.23 datë 21.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 61003-00540-00-2023 DHIONISIOS ALFRED BELERI PANDELI KOKAVESHI Nenet 15/2,17,18,36,42 i Kushtetutës, Nenet 128/a,221,221/a,222,223,424,427/a,432 KPP ‘’ Mospranimin e rekursit/seve të paraqitura nga personat nën hetim Dhionisios Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi, kundër vendimit nr.104 (87-2023-157), datë 10.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se ato kanë një sfond politik.  Kërkesat e tij të herëpashershme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit deri tashmë.

Arrestimi i tij ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Kjo e fundit ka kërkuar lirimin e tij, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të të pakicave, si dhe duke kërcënuar me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin europian. Zyrtarët grekë po e ngrenë këtë çështje në instanca të ndryshme ndërkombëtare.

Ndërsa qeveria shqiptare pretendon se çështja nuk është politike, por është e gjitha e drejtësisë. Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar se ishte sistemi gjyqësor ai që u mor me Belerin e jo maxhoranca, ndërsa shtoi se Shqipëria respekton të drejtat e minoritetit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB