Aktualitet

Gjykata e Posaçme rrëzon sërish Ahmetajn

Gjyqtari Erion Bani ka rrëzuar kërkesën e Ahmetajt

E.K
Gjykata e Posaçme rrëzon sërish Ahmetajn
Arben Ahmetaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj, i cili kërkoi heqjen e sekuestrove ndaj llogarive të tij bankare.

Vendimi për kërkesën e Ahmetajt u shqyrtua nga gjyqtari Erion Bani, ndërkohë që llogaritë bankare të Ahmetajt kapin shifrën e 108 mijë eurove.

Ndërkohë betejat e Ahmetajt vazhdojnë edhe për sekuestrimin e disa banesave të tij, si dhe kontrollet e tyre që sipas ish-ministrit janë bërë në shkelje të ligjit.

Çfarë ka ndodhur me Ahmetajn? 

Që prej fillim korrikut, Arben Ahmetaj është shpallur në këkrim ndërkombëtar. Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ahmetaj hetohet veçmas biznesmenëve të përfshirë në çështjen e inceneratorëve, dosje e ndarë veçmas dhe për të cilën janë shpallur disa urdhër arreste./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB