Aktualitet

E katërta! GJKKO ndryshon sërish avokaten e Berishës, cakton Valentina Todoreskun

Dy avokatet që ishin caktuar nga shteti për ta marrë në mbrojtje Rabije Cenalia dhe Jalldiz Kastrati, kanë refuzuar të marrin përsipër mbrojtjen e Berishës, kështu që GJKKO i ka caktuar një tjetër mbrojtëse.

k.m.
E katërta! GJKKO ndryshon sërish avokaten e Berishës, cakton
Sali Berisha

TIRANË- Tjetër avokate për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndaj tij vazhdon të mbetet në fuqi masa e sigurisë "detyrim paraqitje” dhe "bllokim pasaporte", por sërish nuk ka gjetur 'paqe' me avokatët. Dy avokatet që ishin caktuar nga shteti për ta marrë në mbrojtje Rabije Cenalia dhe Jalldiz Kastrati, kanë refuzuar të marrin përsipër mbrojtjen e Berishës, kështu që GJKKO i ka caktuar një tjetër mbrojtëse. Në vend të tyre është caktuar avokatja tjetër Valentina Todoresku. Kjo është avokatja e 6 që ndryshon në harkun kohor të 3 ditëve kreu i Partisë Demokratike. 

Njoftimi i GJKKO:

Në datën 26.10.2023, ora 15.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u riçel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt “Marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”. – Të pranishëm në sallën e gjykimit ishin prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millona, ndërsa i hetuari Sali Berisha u përfaqësua nga mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata, av.Rabije Cenalia dhe av.Jalldiz Kastrati. – Gjykata bëri me dije se pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09.45, është depozituar një kërkesë nga shtetasi Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i kësaj çështje. Mbi këtë kërkesë, me vendimin nr.430 Akti, datë 26.10.2023 të GJKKO është vendosur mospranimi i kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si të pabazuar në prova dhe në ligj. – Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht av.Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

Në seancën që u mbajt dje në mesditë, avokatët e Berishës Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi debatuan me gjyqtaren e çështjes Irena gjoka dhe më pas braktistën sallën. Kjo pasi u rrëzuan kërkesat e tyre për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, si dhe dërgimin e rastit Berisha në Kushtetuese. Më pas, GJKKO caktoi Artan Simonin si avokat të Berishës, të cilin e hoqi sërish, pasi rezultoi se kishte sulmuar ish-kryeministrin në rrjetet sociale. Ai e quante Berishën një 'bishë të plakur', gjë që solli një sërë reagimesh nga kampi opozitar. Kjo detyroi GJKKO të shtynte për këtë të enjte seancën, dhe për një proces të drejtë vendosi zëvendësimin e Simonit, jo me një por me dy avokate të paguara nga shteti.

Emrat e tyre nuk u bënë publik deri në nisjen e seancës së sotme, ku u zbulua se GJKKO kishte caktuar dy avokate kryesisht për të mbrojtur Sali Berishën për akuzat e korrupsionit, të cilat janë Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia. Këto të fundit depozituan kërkesën e klientit të tyre, por nuk u pranuan.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv'. Në privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, e po ashtue dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.  Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB